Uroj gjatë këtij muaji të bëjmë agjërim dhe ibadete të tjera të pranuara. Të shtojmë leximin e Kuranit dhe të jemi pjesë e mexhliseve ku jepen mësime nga Kur’ani dhe vula e të dërguarve të Allahut, Muhamedit a.s.
Të lutemi të jemi më bujarë dhe më solidarë, më durimtarë dhe më të sjellshëm, më modest dhe më të matur, larg kopracisë, mendjemadhësisë dhe çdo vepre që na largon nga mëshira e Zotit dhe të mirat e këtij muaji të shenjtë.
Zoti na mundësoftë të jemi të hapur për teube – pendim dhe të angazhuar për përmirësim. Inshalla jemi prej atyre që janë të urtë dhe të matur me të devotshmit, të mbreht, të zëshëm dhe të vendosur kundër të gjithë atyre që janë shndërruar në robër të intereseve të kota të kësaj bote të rrejshme.
O Allah, na jep fuqi kundër shejtanit që mashtron dhe miqve të tij, në këtë muaj të ibadeteve të shtuara, lehtëso arritjen deri në Pëlqimin Tënd. Amin !