Deri te Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Z. Skënder Bruçaj
Ekzelencë
Pranoni urimet më të pëfzemërta me rastin e përvjetorit jubilar – 95 vjet të ekzistences dhe funksionimit të KMSh-së.
Jeni gjeneratë e bekuar që po e shënoni këtë përvjetor dhe që do ta shënoni edhe shekullin e plotë të këtij Institucioni i cili është një amanet i shenjtë që ju ka rënë hise që ta përmbushni ju si gjeneratë.
Jo rastësisht është përvjetori më i vjetër shqiprar pas përvjetorit të pavarësimit të shtetit tonë. Janë po ata burra të kombit që i hodhën themelet e këtij Institucioni siç e hodhën gurthemelin e pavarësimit të Shqipërisë. Prandaj, sa është amanet kombëtar po aq është edhe i shenjtë dhe, si i tillë përveç që kërkon përkujdesje kërkon edhe zhvillim dhe avansim deri në përmasa të ngacmimit të ndjenjës së krenarisë kombëtare.
Z. Kryetar, Ju dhe bashkëpunëtorët Tuaj keni arritur me shumë sukses ta riformatoni Komunitetin në përmasa të Institucionit të mirëfilltë me peshë gjithëkombëtare. Me aktivitetet e shumta në të gjitha sferat, nën zhvillimin e kuadrit profesional dhe me kompetencë, po dëshmoni se Komuniteti i Myslimanëve i Shqipërisë është në duart e sigurta dhe është shndërruar në model suksesi për simotrat e saj në viset etnike shqiptare dhe në rajon.
Për këtë keni përgëzimet tona dhe, pranoni uratën tonë me lutje drejtuar Allahut Meshirëplotë që t’Ju ndihmojë e t’Ju japë shëndet në punët dhe në përballje me sfidat që ju presin në të ardhshmen.
Sinqerisht e me shumë respekt, Afrim Tahiri, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM
Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!