FLITET

 

paturpësisht flitet

dhe vetëm flitet

thonë

goja atë puna ka

 

 

dëgjohen

propozime vendime premtime

thonë

veshi atë punë ka 

 

 

pas çdo fjale

të theksuar mirë

me intonacion e dikcion

duartrokitjet pasojnë

thonë

duart atë punë kanë

 

 

flitet dëgjohet duartrokitet

llomotitet dëgjohet duartrokitet

e asgjë s’mund të shihet

thonë

sytë të verbër janë

 

 

spektatorët e vdekur

mësohen të flasin të shajnë të fishkëllojnë

duart i kanë të lira

e gurët ç’punë kanë

 

 

thonë dëgjuesit gabojnë

thonë demagogët thonë

 

 

 

 

 

LLOMOTITJA

 

llomotitja e tillë mbetet

si dje si sot

një burim kanë

 

 

sot

llomotitja është elektronizuar

modernizuar e modernizuar

e vetëtimthi mbulon

(Nga përmbledhja “ORA E DËSHMISË”, botuar në vitin 1994)