Nuk ka besimtar në vendin tonë që nuk dëshiron një BFI më profesionale, më transparente, më të fuqishme, më të pastër, më të pasur… A nuk jemi dëshmitarë se vet besimtarët janë më të zëshmit kundër keqpërdorimit të të mirave finansiare të institucionit, të dështimeve në organizimin e jetës fetare, në tubimin e zeqatit, fitrave kurbanëve etj?! Besojmë se tanimë shumica dërmuese e përgjegjësve të jetës fetare islame në RMV, po e ndjejnë nevojën për të punuar në drejtim të daljes nga kriza në të cilën janë futur. Me plot sinqeritet i porosisim të gjejnë mënyra për t’u rimëkëmbur! Ne besojmë se Platforma e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI ështe zgjidhja për BFI-në.