(Në shenjë përkujtimi të 100 vjetorit të vdekjes së Arkitektit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Ismail Qemalit)
Vëllezër,
Ju ftoj që me shpirt ta këndojmë një Fatiha për Babain e Kombit, Ismail Qemalin! Para një shekulli iku nga ne për të jetuar përjet me kombion shqiptar!
Ismail Qemali ishte deputet i një Kuvendi që përfaqësonte pushtetin më të madh të kohës, anekënd botës! Ishte nën urdhërin e Sulltanit të Perandorisë Osmane! I shërbeu deri në momentin kur ndjeju se po vie Ora Shqiptare! Nuk u josh me asgjë, nuk pranoi të shitet, nuk u tundua nga ofertat e hatashme, nuk i bëri përshtypje asgjë – të gjitha i refuzoi për t’i prirur procesit të Pavarësimit të Atdheut.
Ia ktheu shpinën të mirave që vinin nga Sulltanati, nuk u josh nga postet, nuk u korruptua, JO i tha ofertave, pozitave, interesave meskine, sepse ftesa e Hasan Prishtinës, e Bajram Currit, e Isë Boletonit, e Idriz Seferit, ishte Ftesë për në Parajsë, të cilën assesi nuk do ta refuzonte Ismail Qemali. Iu bashkangjit rrebelëve, Trimave të Kombit, mori udhën plotë me sfida, me rreziqe, me kërcënime, të shtruar me gjemba e të vështruar nga sytë e xhelatit, megjithatë, u nis drejt Dritës!
U ndoq e përndoq hap pas hapi, ia lëshuan ndonjë “shqiptar” që t’i kërcënohet, megjithatë, fuqia për t’u liruar nga pushteti okupues ishte shumëfish më e madhe se sa frika nga kërcënimet që nuk i bënte hesap, sepse, po ndjente se Zoti e kishte caktuar për një mision të shenjtë – Për ta shpallur Pavarësinë e Shhtetit Shqiptar.
Pra, vëllezër të dashur
Pas çdo okupimi vjen liria! Pesëqind vite robëri e pushtim nuk arrritën që ta zhbëjnë ndjenjën që e ushqen atdhedashurinë, lirinë, pavarësinë, jetën dinjitoze! Kur të vie ky moment, këtë e ndejnë edhe zogjtë e malit dhe jo vetëm njerëzit e okupuar e të poshtëruar. Liria është kushti-sharti i parë i njerëzimit. Vrasësit e lirisë, okupatorët e diktatorët nuk janë asgjë tjetër përveç njollë prej pluhuri. Me një të shkundur me maje të gishtave, ikë pluhuri, ikë njolla, ikë okupatori.
Vëllezër, shkundeni njollën, përkujtojeni Babain e Kombit, Ismail Qemalin dhe, urdhëroni ta këndojmë nga një Fatiha për shpirtin e tij, për forcën e shpirtit të tij për t’i thënë JO pushtuesit epik të këtyre trevave dhe të gjysmës së botës. AMIN!at