Shumë vendime të presidentit Trump janë kundërshtuar edhe nga ish presidentë të SHBA-ve, nga institucione ndërkombëtare, si dhe nga shumë burrështetas euro-perëndimor. Qëndrimet kundër presidentit Trump, nuk kualifikohen si qëndrime antiamerikane. Me keqardhje, në shumë media, qofshin ato të vendit ose ndërkombëtare, kur raportojnë qëndrime të burrështetasve nga vendet myslimane, shpeshëherë mundohen t’u japin konotacione të tjera!

Sidoqoftë, bota me të drejtë e dënoi vendimin e presidentit Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Trump mund të tërhiqet. Trazirat e shkaktuara mund të vazhdojnë!