nëse caku ik nga ne me një shpejtësi
prej qindrash kilometra në orë
për ta arritur na duhet së paku për një hap
të jemi më të shpejtë
pos kësaj
gjithësesi duhet të kemi qëllim jete
se po u shëtitëm kotnasikoti
dëshirë pas dëshire
do të ngecim do të dështojmë
a jetohet jeta në vendecje
(Nga përmbledhja “ORA E DËSHMISË”, botuar në vitin 1994)